Tre të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku tutje u theksua se viktimat janë regjistruar në Klinikën Infektive, në MIQ-COVID, QKUK dhe një nga Spitali i Gjakovës.

Përveç këtyre viktimave edhe 53 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj kohe nga gjithsej 544 mostra të marra për testim.

Ndërsa, 56 pacientë janë shëruar derisa numri i përgjithshëm i të kuruarve deri më sot ka arritur në 13 mijë e 787 raste, dhe një mijë e 341 raste të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com