Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri – infektohen edhe 164 persona

Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri – infektohen edhe 164 persona

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, të cilët tutje njoftojnë se edhe 164 raste pozitive janë regjistruar së fundmi.

Rastet e reja kanë rezultuar pas 872 testimeve të kryera gjatë kësaj periudhe kohore.

Ndërkaq, edhe numri i të shëruarve po shënon rritje, ku brenda një dite janë shënuar 51 persona të kuruar plotësisht. /Insajderi.com