Tre të vdekur si pasojë e COVID-19

Tre të vdekur si pasojë e COVID-19

Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 379 raste të reja me Coronavirus.

Të shëruar janë 244 në njëzetekatër orëve të fundit. Rastet aktive janë 5.515.

Numri i përgjithshëm ka arritur në 57.696, ndërsa i të shëruarve 50.731.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 159 raste, Prizren 28 raste, Pejë 25 raste, Klinë 17 raste, Deçan 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Vushtrri 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Rahovec 8 raste, Gjakovë 7 raste, Podujevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Dragash 5 raste, Skenderaj 5 raste, Drenas 4 raste, Junik 3 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Obiliq 2 raste, Graçanicë 1 rast. /Insajderi.com