Tre viktima dhe 103 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Tre viktima dhe 103 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Tre pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë Veriore, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje njoftohet se edhe 103 persona kanë rezultuar si të infektuar nga 912 testet e bëra brenda 24 orëve të fundit.

Më shumë raste ka në Kumanovë 26, Shkup 13, Gostivar 15, Prilep shtatë, Demir Hisari shtatë, etj.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë kësaj periudhe kohore ka regjistruar 187 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar 12.840 persona, prej tyre nëntë mijë e 361 janë shëruar, 547 kanë vdekur. Për momentin vendi numëron dy mijë e 932 raste aktive. /Insajderi.com