Tre viktima dhe 74 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Tre viktima dhe 74 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 689 testime, ndërsa janë regjistruar 74 raste të reja me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë në: Shkup-14, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-
1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçan-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2.

Tre pacientë ndërruan jetë, një nga Manastiri (73), një nga Demir Hisar (73) dhe një nga Shkupi (44). Të gjithë pacientët ndërruan jetë në spital.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 90 pacientë të shëruar nga: Shkupi-23, Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.128, numri i pacientëve të shëruar është 6.972, i të vdekurve është 500, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 3.656. /Insajderi.com/