Në fshatin Rahovicë të Ferizajt do të bëhet varrimi i tre viktimave që vdiqën tragjikisht në një aksident trafiku.
Aksidenti kishte ndodhur në Gjermani, pasi ishin duke shkuar në Zvicër pas vizitës që e kishin në Kosovë.
Ngjarja tragjike që ndodhi në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Muhlhofen dhe Meersburg, trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni, tronditi opinionin publik.
Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00. /Insajderi.com