Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë në Pejë, pasi që të njëjtit janë parë duke frekuentuar një kafene pas orës 19:00, njofton Insajderi.
Me këtë veprim këta zyrtarë policorë kanë shkelur rregullat anti-COVID.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Pas publikimit të një qytetari, policët nuk i kanë respektuar orarin dhe ndaj të njëjtëve, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, është marr vendimi për suspendim. Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikant”, tha Rugova.
Ai tutje bëri të ditur se pastaj është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre. /Insajderi.com