Tre zyrtarët komunal që i hapën derën Kreshnik Husajt-Kikës, bashkë me ‘viktimat’ e tij

Tre zyrtarët komunal që i hapën derën Kreshnik Husajt-Kikës, bashkë me ‘viktimat’ e tij

Kreshnik Husaj dhe viktimat e tij që kanë denoncuar rastin në Policinë e Shtetit Shqiptar për mashtrim, ngacmim seksual dhe shfrytëzim, ishin pritur para më shumë se 1 muaji nga tre zyrtarë të lartë të Komunës së Pejës, shkruan Insajderi.

Kryesuesi i Asamblesë së Komunës së Pejës – Islam Husaj, drejtoresha e bibliotekës së qytetit “Azem Shkreli” Shëngyle Kelmendi dhe shefi i departamentit të Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Pejës Enver Husaj, ishin zyrtarët që pritën në takim Kreshnik Husajn së bashku me ‘viktimat’ e tij.

Islam Husaj

I akuzuari për prostitucion me gruan e tij e tashmë i arrestuari nga Policia e Shtetit Shqiptar për mashtrime, favore seksuale dhe përvetësimet të parave, u mirëprit nga këta zyrtarë të cilët e vlerësuan lartë Kikën për punën e ‘mirë’ që po bënë me të rinjtë.

Kreshnik Husaj, kishte nisur emisionin e ti “The Onw Show nga Kika”, në një televizion shqiptar, aty ku keqpërdori të rinjtë që u bënë pjesë e atij show.

Shëngyle Kelmendi

Ai u denoncua nga një grup djemsh të cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika. Ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

Ndërkohë Kika, u denoncua edhe nga disa vajza pjesëmarrëse në emisionin “The One Show nga Kika” të cilat kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij.

Enver Husaj

Janë mbi 30 denoncime që kanë shkuar në adresë të Kreshnik Husajt, të cilin Policia e Shtetit Shqiptar e arrestoi para dy jave.

Rikujtojmë se Kreshnik Husaj, dy vite më parë ishte arrestuar nga policia në Pejë, me aktakuzën për prostitucion ku Kika akuzohej se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion./ Insajderi.com