Trefishohet numri i kosovarëve që kaluan kufirin për Shqipëri në tri ditët e fundit

Trefishohet numri i kosovarëve që kaluan kufirin për Shqipëri në tri ditët e fundit

Është trefishuar numri i shtetasve të Kosovës që e kanë kaluar kufirin me Shqipërinë brenda tre ditëve të fundit.

Për numrin e qytetarëve që kanë kaluar kufirin me shtatë, tetë dhe nëntë prill, nga ora 00:00 deri në orën 11:00, ka njoftuar zyrtari për media i Policisë së Kosovës, Daut hoxha.

“Më datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 11:00, kanë dalë nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona”, ka thënë Hoxhaj në një përgjigje për Insajderi-n.

Ndërsa, një ditë më pas, në periudhën e njëjtë kohore, ai ka njoftuar se nga territori i Kosovës kanë dalë në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona.

“Me datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, ka thënë tutje Hoxhaj. /Insajderi.com