Festimet më 1 maj kanë pasur dy, siç duket domethënie kontradiktore.
Në njërën anë, Dita e 1 Majit është e njohur për polin e majit(lojë vallëzimi), lule dhe mirëpritjen e pranverës.
Në anën tjetër, është një ditë e solidaritetit të punëtorit dhe protestës; edhe pse SHBA-ja e sheh ditën zyrtare të punës në shtator, shumë e festojnë të hënën, shkruan Times.
Si ndodhi?
Si shumë kthesa historike, tërësisht aksidentale. Si TIME kishte shpjeguar në vitin 1929, “Për njerëzit e modës së vjetër, dita e majit do të thotë lule, barë, piknikë, fëmijë, pirunë të larë. Për socialistët dhe komunistët do të thotë fjalime, parada, bomba, gjuajtje me tulla, dhunë e ndërgjegjshme. Ky konotacion daton në ditën e majit të vitit 1886, kur rreth 200 mijë punëtorë të SHBA-së të cilët përgatitën një grevë kombëtare për një ditë tetë-orëshe”.
Aksioni i punëtorëve i 1 majit, 1886, nuk ishte vetëm një grevë – ishte pjesë e asaj që do njihej si ngjarja e Haymarket. Më 1 maj të atij viti, Çikagos (së bashku me qytete tjera) ishte vendi i një demonstrate të përbashkët në mbështetje të një dite pune me tetë orë punë. Protestuesit e Çikagos ishte e mendimit të ishin pjesë e një aksioni disa ditorë. Më 3 maj, një grevë në Kompleksin McCormick Reaper në qytet u kthye në dhunë; të nesërmen, një takim paqësor në qendrën Haymarket u bë edhe më i dhunshëm. Ja si e kishte përshkruar TIME në vitin 1938:
Disa minuta pas orës dhjetë në natën e 4 majit 1886, një stuhi filloi të fryjë në Çikago. Përderisa pikat e para të shiut ranë, një turmë në qendrën Haymarket, filloi trazira. Në orën tetë kishin qenë 3,000 persona prezent duke dëgjuar anarkistët teksa denonconin brutalitetin e policisë dhe kërkonin ditën tetë orëshe, por në orën dhjetë ishin vetëm disa qindra. Kryetari, i cili kishte pritur përreth në pritje të problemeve, shkoi në shtëpi, dhe u shtri të flinte. Folësi i fundit kishte mbaruar së foluri kur një delegacion prej 180 policës marshuan në stacion një bllok më larg për të shpërndarë ata që kishin mbetur nga takimi. Ata ndaluan një distancë të shkurtër nga kamionçina e folësit. Përderisa kapiteni urdhëroi të shpërndahej takimi, dhe folësi u ankua që ishte një mbledhje paqësore, një bombë eksplodoi në radhët e policëve. Bomba plagosi 67 policë, prej tyre 7 vdiqën. Policia hapi zjarr, duke vrarë disa dhe plagosur 200 njerëz, dhe tragjedia e Haymarketit u bë pjesë e historisë së SHBA-së.
Në vitin 1889, Konferenca Ndërkombëtare Socialiste deklaroi që, në kujtim të ngjarjes së Haymarket, 1 maji do të jetë pushim ndërkombëtar për punëtorë, tani në shumë vende njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Në SHBA, kjo ditë pushimi erdhi për përbuzje të veçantë gjatë zjarrit kundër-komunist të fillimit të Luftës së Ftohtë. Në korrik të 1958, presidenti Eisenhower nënshkroi një rezolutë të quajtur 1 Maji “Dita e Besnikërisë” në tentim të i ikë çdo aludimi me solidaritetin me “punëtorët e botës” në ditën e majit. Rezoluta deklaroi që do të ishte “një ditë speciale për riafirmim të besnikërisë ndaj SHBA-së dhe njohje të trashëgimisë të lirisë amerikane”.