“Tregoni Dautit se Ramushi dhe partia e tij, do t’i marrin zero vota nga PDK-ja”

“Tregoni Dautit se Ramushi dhe partia e tij, do t’i marrin zero vota nga PDK-ja”

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i ka reaguar Daut Haradinajt nga Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, i cili tha se në zgjedhje do të shkojnë vetëm për postin e presidentit.

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka shkruar: “Tregoni Dautit se Ramushi dhe partia e tij, do t’i marrin zero vota nga PDK-ja. Aq sa i kishin marrë edhe për pozitën e Presidentit”.

Sipas Bytyçit, AAK-ja ka synuar postin e presidentit ende pa dhënë dorëheqje presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi.

“Pra, AAK jo vetëm që synoi postin e Presidentit sa ishte Thaçi në Kosovë, por, genjyen në emër të liderëve tanë pasi shkuan në Hagë, se kinse “u kanë premtuar vota”. E mashtrimet e këtyre ditëve të Haradinajve, jo vetëm që nuk i ha më votuesi besnik i PDK-së dhe UÇK-së, por as votuesit e tyre”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje, Bytyçi është shprehur se vota e PDK-së është për kandidatin e saj për kryeministër, Enver Hoxhaj./Insajderi.com