Trendafilova: Në Speciale drejtësia do të vihet në vend – puna do të flasë vetë

Trendafilova: Në Speciale drejtësia do të vihet në vend – puna do të flasë vetë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se drejtësia do të garantohet dhe se puna e kësaj gjykate do të flasë vetë, transmeton Insajderi.

Ajo tha se Gjykata Speciale funksionon pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt dhe se gjykatësit janë të pavarur.

“Dhomat e Specializuara funksionojnë pa ndikimin dhe ndërhyrjen e askujt, politike apo ndonjë tjetër. Dhomat e Specializuara dhe gjykatësit janë të pavarur, nuk veprojnë sipas udhëzimeve të askujt dhe drejtohen vetëm nga ligji”, tha ajo në një intervistë për mediumin serb “Politika”.

“Të tre menaxherët dhe të gjithë gjyqtarët. Çdo shkelje e këtij detyrimi, megjithëse nuk besoj se do të ketë, do t’i nënshtrohet mekanizmave disiplinorë përkatës”, tha tutje Trendafilova. /Insajderi.com