Treni e goditi veturën në Klinë, një person i lënduar

Treni e goditi veturën në Klinë, një person i lënduar

Një person ka marrë lëndime trupore pas një aksidenti të dielën në fshatin Krushevë të Klinës ku një tren ka goditur një veturë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 12:35 policia është informuar se në fshatin Krushevë, komuna Klinë ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm”, theksoi ai./Insajderi.com