
Një aksident me trafiku me lëndime është regjistruar në hekurudhën Mitrovicë-Leposaviç. Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 20:00.
Raportohet se treni që qarkullon në relacionin Mitrovicë-Leposaviç, ka goditur viktimën femër serbe, e cila po lëvizte mbi binar të hekurudhës.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është në tretman mjekësor në qendrën spitalore Mitrovicë. Rasti me vendimin e prokurorit iniciohet dhe mbetet të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.