Treni godet veturën në Pejë, katër të lënduar

Treni godet veturën në Pejë, katër të lënduar

Një aksident trafiku mes veturës dhe trenit ka ndodhur të mërkurën në Pejë, me ç ‘rast janë lënduar katër persona.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:20 te Dogana në Pejë ka ndodhur një aksident. Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe po aq me dëme materiale./Insajderi.com