
Një person ka pësuar lëndime trupore pasi treni ka goditur veturën e tij, njofton Insajderi.
Aksidenti ka ndodhur paraditen e së shtunës në fshatin Qyshk të Pejës.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 10:00, treni i cili qarkullon në relacionin Prishtinë – Pejë në Qyshk, në hyrje të qytetit ka goditur një automjet. Një person është dërguar në Emergjencë, lëndime ka të mëdha por është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë./Insajderi.com