Treni i Serbisë “arrin” në Indi

Treni i Serbisë “arrin” në Indi

Provokimi i Serbisë ndaj Kosovës me nisjen e një treni me mbishkrime nacionaliste nga Beogradi drejt Mitrovicës, ka arritur edhe në Indi.

Gazeta indiane “New Delhi Times” i ka publikuar disa deklarata të kryeministrit Isa Mustafa dhënë për Zërin e Amerikës.

“Ne jemi të interesuar të jetojnë në fqinjësi të mirë me Serbinë”, përcjell deklaratën e Mustafës, “New Delhi Times”.

Ajo vazhdon tekstin duke treguar deklaratën e ambasadorit amerikanë Greg Delawie, i cili ka bërë thirrje për “përmbajtje”.

Gazeta indiane përmend deklaratën e presidentit serb Nikoliq i cili ka thënë se vendet ishin në prag të një konflikti dhe se Kosova ka treguar se dëshironte luftë, pasi ajo vendosi forcat speciale për të parandaluar trenin e pikturuar me ngjyrat kombëtare të Serbisë.

Kryeministri Mustafa, shkruan gazeta, e quajti deklaratën e Nikoliqit të “papërgjegjshëm dhe një kërcënim”, jo vetëm në Kosovë por për krejt Ballkanin”, raporton Insajderi.

Sipas njoftimeve, zyrtarët serbë kanë akuzuar autoritet e Kosovës se kanë minuar hekurudhën me bomba.

Ardhja e trenit të shtunën nga kryeqyteti serbë, Beogradi për në veri të Mitrovicës, ishte hera e parë pas përfundimit të luftës, që nga viti 1998. Mirëpo që ai më vonë u kthye në Beograd.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, një dekadë pasi ajo u nda nga Serbia. Vendi është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 110 vende, por jo Serbia, shkruan gazeta indiane./Insajderi.com

treni ne indi