Trepça humbë 45 mijë euro për tre ditë, shkak i një defekti

Trepça humbë 45 mijë euro për tre ditë, shkak i një defekti

Të mërkurën një defekt ndodhi në ashensorin që bartë minatorët e Trepçës.

Kjo i ka shkaktuar kompaninë publike humbje 45 mijë euro – për tre ditë.

Defekti ende nuk është rregulluar, raporton Klan Kosova.

Për këtë problem nga drejtoria kanë thënë se po punohet intenzivisht derisa japin një arsye pse mund të ketë ndodhur.

Prishja e ashensorit ka bërë që për katër orë shumë minatorë të ngujohen 800 metra nën tokë. /Insajderi.com