Tri aderimet e Afrim Hotit brenda pak viteve nëpër parti

Tri aderimet e Afrim Hotit brenda pak viteve nëpër parti

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti sot zyrtarisht i është bashkuar Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës.(AAK). Ky është aderimi i tij i tretë brenda pak vitesh nëpër parti politike.

Hoti, duket se e ka të vëshirë ambientimin në një subjekt politik. Ai më parë kishte qenë pjesë e AKR-së dhe më pas edhe i PDK-së.

Ai në fillim i kishte hyrë politikës duke u bërë pjesë e AKR-së së Behxhet Pacollit, e ku ishte edhe kandidat për deputet nga rradhet e kësaj partie, por kishte dështuar duke marr pak vota.

Mirpo, si duket Hoti kishe mbetur i zhgënjyer nga kjo. E në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2017-ës, Hoti i ishte bashkuar partisë së Kadri Veselit, por, edhe nga kjo parti, ai kishe mbetur i pakënaqur duke u larguar përfundimisht.

Tani Hoti është bashkuar me partinë e Ramush Haradinaj, ndërsa mbetet të shihet se sa do të vazhdojë kjo aventurë e tij në këtë subjekt politik.