“Tri arsyet për të cilat LDK humbi zgjedhjet”

“Tri arsyet për të cilat LDK humbi zgjedhjet”

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka përmendur tri arsyet për “dështimin” e partisë më të vjetër në vend për sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Jokomunikimi i duhur me bazën, injorimi i njerëzve të caktuar dhe ngritja e disa të tjerëve pa merita, dhe injorimi i çuditshëm i mërgatës”, janë arsyet e dështimit të LDK-së”, tha Rugova në KTV.

Më tutje ai tha se elektorati e “goditi” LDK-në.

“Këtë herë e ka goditur mirë lidershipin e LDK-së”, tha ai. /Insajderi.com.