Tri dorëheqje brenda pesë muajve në Vetëvendosje

Tri dorëheqje brenda pesë muajve në Vetëvendosje

Tri dorëheqje brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndodhur brenda pesë muajve të fundit. Dardan Molliqaj, Ylli Hoxha dhe Aida Dërguti janë tre figurat që u larguan nga funksionet në parti.

Dardan Molliqaj u largua në korrik të këtij viti, ndërsa Ylli Hoxha dhe Aida Dërguti dhanë dorëheqje në dhjetorin e këtij viti.

Molliqaj ishte sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, qëndroi në këtë post, për shtatë vite. Ai e mori këtë post pas zgjedhjeve të vitit 2010. Molliqaj para gjashtë muajve kur kishte dhënë dorëheqje, dhe kishte bërë publike dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku kishte thënë se Lëvizja të cilën krijoi ai me aktivistë të tjerë ishte Lëvizja më progresive në rajon.

Ndërsa Ylli Hoxha, në njoftimin e tij për dorëheqjen nga funksioni si kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, tha se partia ia doli të fitojë ndaj PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

E dorëheqja e tretë brenda Lëvizjes Vetëvendosje ndodhi sot, kur Kryesia e partisë vendosi të pranojë dorëheqjen e Aida Dërgutit nga pozicionet si anëtare e Kryesisë dhe si kryetare e degës së VV-së në Vushtrri.

Dorëheqja e Dërgutit erdhi pas publikimit të komunikimeve në platformën Viber të saj, me anëtarët e tjerë brenda partisë. Në këto komunikime që rrjedhën në media, Dërguti e kishte quajtur “m**” ish-kreun e partisë, Albin Kurti. /Insajderi.com