Tri drejtoreshat e reja në Komunën e Prishtinës

Tri drejtoreshat e reja në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar tri drejtoresha të reja në qeverisjen e Komunës së kryeqytetit.

Ahmeti ka theksuar se në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga gratë.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tre drejtoresha:

Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës

Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë.

Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.

Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve.