Tri dridhje toke sot në Maqedoni të Veriut

Tri dridhje toke sot në Maqedoni të Veriut

Tri dridhje të tokës janë regjistruar sot, e hënë, në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në rajonin e Mavrovës, njofton Insajderi.

Lajmin e kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.

Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit në rrethinë të Mavrovës.

Dy të parët ishin me intensitet prej 3,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit, përderisa I treti ishte me intensitet prej 2,4 ballëve.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik I RMV-së, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, herët në mëngjes regjistroi tre termite dhe atë në orën 3:52, 4:59 dhe 6:15, nga rajoni epiqendror Tetovë-Gostivar.

Epiqendrat e këtyre tërmeteve ndodhen 65 km në jugperëndim të Shkupit në rrethinë tl Mavrovës dhe ishin dy të parët me magnitudë lokale të Rihterit ML3.2 përderisa I treti me magnitudë ML2.4”, thuhet në kumtesë.

Sipas të dhënave të deritanishme, dy tërmetet e para janë ndjerë nga banorët e Mavrovës me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane, përderisa në Gostivar dhe Kërçovë me intensitet prej III ballë, ndërsa tërmeti i tretë u ndje në Mavrovë dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës së njejtë./Insajderi.com