Tri funksionet e Rexhep Selimit si “zyrtar i lartë”

Tri funksionet e Rexhep Selimit si “zyrtar i lartë”

Rexhep Selimi është një nga anëtarët më të pasur të Lëvizjes Vetëvendosje por në deklarimin e sivjetmë të pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion bie në sy diçka tjetër.

Pasuria e tij nuk është se ka ndryshuar dhe aq, por pozitat e tij si “zyrtar i lartë” janë rritur. PËrpos postit si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe anëtar i kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi është bërë edhe “zyrtar i lartë” tek “Tifozët Kuq e Zi”.

Në dokumentin e deklarimit të pasurisë së Selimit shkruhet se ai është anëtar i Tifozave Kuq e Zi.

Përndryshe në emrin e Selimit janë dy banesa në vlerë të 156 mijë eurove, veturë në vlerë 8 mijë euro dhe pagë prej 18 mijë e 655 eurove në vit si deputet./Insajderi.com

Shkarko dokumentin e deklarimit të pasurisë së Rexhep_Selimit