Tri grabitje janë regjistruar si raste të raportuara në Policinë e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme, njofton Insajderi.
Dy nga to kanë ndodhur në Prishtinë, rreth po të njëjtës orë, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Podujevë.
Rreth orës 10:20, një grua ka informuar se derisa ishin në vendin e punës në bankë, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishte grabit rreth 500 euro para të gatshme.
Nuk raportohet për të lënduar, rasti i cili kishte ndodhur në rrugën “Edmond Hoxha” është duke u hetuar.
Rasti tjetër i ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ndodhi gjatë orës 10:40, poashtu një grua ka informuar se deri sa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishte grabit rreth 1000 euro para të gatshme.
Gjatë ikjes, i dyshuari kishte hasur në sigurimin privat, i njëjti ka shtënë dy herë në drejtim të tyre. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
“Rr. Ilir Konushefci, Podujevë, 19.12.2020 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur para të gatshme 900 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk raporton për të lënduar por janë duke kërkuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë derisa u raportua për rastin e tretë të grabitjeve së djeshme. /Insajderi.com