Tri javë para zgjedhjeve, anëtari i LDK-së kalon në AAK

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Hulaj, iu ka bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, Daut Haradinaj, përmes një postimi të tij, duke thënë se puna që po bëhet në komunën e Deçanit, po vërehet me rritjen e besimit të qytetarëve, shkruan Insajderi.com

“Radhëve të AAK-së për shtet 100% ju bashkua asambleisti i LDK-së në Deçan së bashku me shumë anëtarë dhe bashkëvendës. Suksese Besnik Hulajt dhe gjithë atyre që na nderuan me besimin e tyre në rrugën tonë të përbashkët. Kryetari i Deçanit z.Bashkim Ramosaj me ekipin e tij po e dëshmon një përgjegjësi të lartë në vetëqeverisjen komunale, kjo po vërehët edhe nga besimi në rritje i qytetarëve të kësaj ane”, ka shkruar Limaj.