Tri parimet e Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse janë të panegociueshme

Tri parimet e Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse janë të panegociueshme

Pasditen e sotme ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, njofton Insajderi.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi. Që të dy homologët shprehën pajtimin e Kosovës karshi Serbisë për marrëveshje gjithëpërfshirëse janë të panegociueshme.

Haradinaj-Stublla pas këtij takimi në një konferencë për medie tha se tani është koha për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo bëri thirrje tek shteti serb që të respektojnë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Ndërsa, sa i përket përfshirjes së shqiptarëve të Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj-Stublla u shpreh e rezervuar duke thënë se kjo i takon kryeministrit të vendosë.

Homologu i saj nga Republika e Shqipërisë, Gent Cakaj, u pajtua se tri parimet e Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë janë të panegociueshme.

“Duke vënë theksin e veçantë dialogun me Serbinë ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje dhe tri parime janë të panegociueshme viza vizë natyrisht çështja e njohjes së ndërsjellët, respektimi i integritetit territorial të Kosovës dhe tre I rendit kushtetues. Kosova dhe Shqipëria nuk do mend e mbase nuk ka nevojë as për ta theksuar duhet të flasin me një zë jo vetëm karshi zhvillimeve në rajon por edhe më gjerë“, theksio Cakaj./Insajderi.com