Tri raste të dhunës në familje dje në Kosovë, tre të arrestuar

Tri raste të dhunës në familje dje në Kosovë, tre të arrestuar

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, në fshatin Pridvoricë të Zubin Potokut, është arrestuar një person pasi që dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

Po ashtu, në Deçan dhe në Kaçanik kanë ndodhur rastet e dhunës në familje, ku dyshohet se dy persona kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com