Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tri raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është raportuar për viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer një mijë e 91 teste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar dy pacientë, duke e çuar në 105 mijë e 538 numrin e të shëruarve.

Raste aktive janë 104.

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 deri tani ka shkuar në 107 mijë e 906.

Dy mijë e 264 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi./Insajderi.com