Tri shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji

Tri shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji

Në Klinikën e Gjinekologjisë janë tri të shtrira gra shtatzëna të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli, bëri të ditur se gjendja e tyre është stabile.

Ismajli tha se në këtë klinikë në tre mujorin e parë të vitit 2021 ka pasur gjithsej një mijë e 929 lindje, ku prej tyre 699 kanë përfunduar me prerje cezariane.

Ndërsa, krahasuar me vitin e kaluar, ai theksoi se kanë lindur 203 foshnje më pak.

“Në tre mujorin e vitit 2021 kemi pasur 1 929 lindje prej tyre me prerje cezariane kanë përfunduar 699. Krahasuar me vitin e kaluar kanë qenë 2 132 lindje dhe prerje cezariane 793 lindje. Kemi një rënie të lehtë këtë vit mirëpo këto të dhëna i kemi vetëm për klinikën Obstetrike në Gjinekologji. Kur merret parasysh gjendja me Covid-19 pastaj referimin e pacientëve një numër i madh i tyre kanë përfunduar lindjet edhe në spitalet regjionale dhe private dhe nuk kemi një shifër definitive të numrit të lindjeve në Kosovë, mirëpo kur bëjmë krahasimin vetëm për klinikën Obstetrike kemi një rënie të numrit të pacientëve që kanë përfunduar lindje në këtë klinikë”, tha Ismajli për EO.

Sipas tij, 70% e stafit shëndetësor e kanë kaluar Covidin, duke shtuar se 80% janë vaksinuar./Insajderi.com