
Tri vdekje kanë ndodhur në njëzetekatërorët e fundit si pasojë e Coronavirusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar 47 raste të reja me virusin COVID-19.
Numri i vdekjeve ka arritur në 622 ndërsa i rasteve me COVID-19 15.472.
Gjatë ditës së fundit janë regjistruar edhe 113 raste të shërimit nga Coronavirusi për të arritur numri në 13.278.
Numri i rasteve aktive është 1.572, njofton Insajderi.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri. /Insajderi.com