Alarmante: Tri vdekje e 514 raste me COVID-19

Alarmante: Tri vdekje e 514 raste me COVID-19

Tri vdekje të reja erdhën si pasojë e virusit COVID-19 në Kosovë. Numri i vdekjeve ka arritur në 681.

Por është shënuar rekordi tjetër i zi. 514 raste të reja janë regjistruar, të shtunën.

Për shkak të gjendjes alarmante, Ministria e Shëndetësisë, ka shpallur disa masa të reja kundër Coronavirusit.

Numri i të shëruarve në njëzetekatër orët e fundit është 86.

Kështu rastet aktive tani kanë shkuar në  3.641.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj. /Insajderi.com