Kanë vdekur tre pacientë në Spitalin e Gjilanit, njofton Insajderi.
Siç njoftohet nga drejtori i spitalit, anesteziologu, Ukshin Ismaili, dy prej pacientëve kanë të konfirmuar me COVID-19.
Vdekjet kanë ndodh mbrëmë në orët e vona.
“Dy pacientë kanë qenë mjekim intensiv, ndërkaq tjetri në repartin e infektives. Prej tyre, dy rastet kanë qenë të konfirmuara me infeksion me COVID-19. Ju shpreh ngushëllime familjeve në emër të stafit”, ka thënë për Mediafokus.info, Ismaili. /Insajderi.com/