Tri vdekje si pasojë e COVID-19 dhe 118 raste

Tri vdekje si pasojë e COVID-19 dhe 118 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar tri vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 656, njofton Insajderi.

Ndërsa janë raportuar 118 raste, për te shkuar numri i përgjithshëm i të infektuarve në 17.009.

Të shëruar gjatë ditës së fundit janë 50 dhe totali ka arritur në 14.716.

Numri i rasteve aktive tani është rritur në 1.637.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë. /Insajderi.com