Tri vdekje si pasojë e COVID-19

Tri vdekje si pasojë e COVID-19

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 23 raste të reja me Coronavirus.

Ndërsa, numri i të shëruarve është i lartë, ka shkuar në 591 gjatë ditës së fundit.

Rastet aktive janë 3 mijë e 605.

Gjatë ditës së diel ka vazhduar vaksinimi, ku janë dhënë 9 mijë 665 sosh.

Deri më tash 778 mijë e 650 qytetarë kanë marrë të paktën një dozë.

Ndërsa, mbi 505 mijë e kanë kryer procesin me të dy dozat.

Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar se administron 1 milion e 283 mijë e 840 vaksina.