Tri vdekje të reja nga Coronavirusi

Tri vdekje të reja nga Coronavirusi

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 316 infeksione të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 59 mijë e 304 dhe një mijë e 482 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë e 713 raste. Numri i rasteve aktive në vend është gjashtë mijë e 109.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com

195 TË SHËRUAR DHE 316 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, January 28, 2021