Tri vetura digjen në Prishtinë – Policia jep detaje

Tri vetura digjen në Prishtinë – Policia jep detaje

Tri veturave i është vënë flaka si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer dje në mesditë, në kontejnerët e mbeturinave në Prishtinë, njofton Insajderi.

Rastin e ka bërë të ditur policia në raportin e saj 24-orësh, ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Prishtinë 25.10.2020-02:05. Raportohet se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave, janë djegur edhe tri vetura tjera me pronarë meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com