Tri vetura e një traktor vidhen në Drenas

Tri vetura e një traktor vidhen në Drenas

Një traktor dhe tri vetura janë vjedhur brenda një natë ne Dobrashevc të Drenasit.

Pronari i traktorit, thotë se në mëngjes e pa që hajnat kishin vjedhur atë.

Në të njëjtën natë edhe Blerim Kastratit ia vodhën veturën BMV. Ai madje i është vënë pas gjurmëve me shpresën se do të gjejë diçka.

“Veç dola kështu thjeshtë mos ka ndonjë shenjë”, tha ai për klankosova.

Kastrati beson që vjedhjet në këtë fshat kanë qenë të organizuara.

Në anën tjetër Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se janë duke punuar intenzivisht në gjetjen e hajnave.