Tri viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Tri viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Tre persona kanë vdekur dhe 92 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Ndërkohë që edhe 86 pacientë të tjerë janë shëruar përgjatë kësaj kohe.

“Personat e infektuar vijnë nga Shkupi-17, Kumanova-6, Shtipi gjithashtu 6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë pacientët që kanë ndërruar jetë një nga Gostivari i moshës 41 vjeçe, një nga Dibra 63 vjeç dhe një nga Resnja-35 vjeç. /Insajderi.com