Tri viktima dhe mbi 400 raste të reja me Coronavirus

Tri viktima dhe mbi 400 raste të reja me Coronavirus

Kosova ka shënuar tri viktima si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 426 raste të reja të infeksionit.

Numri total i rasteve pozitive është 68 mijë e 777 nga 303 mijë e 652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 595 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59 mijë e 643 raste.

Numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 539.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 172 raste, Pejë 36 raste, Gjakovë 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilan 26 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 9 raste, Rahovec 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com

205 TË SHËRUAR DHE 426 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, February 27, 2021