
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, zbulon se është i rrethuar me këshilltarë të padijshëm.
Ai sot përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte ngatërruar kompozitorin Gjergj Kaçinarin i cili sot ka ndërruar jetë, me Alfred Kaçinari.
Duke shprehur ngushëllime për familjarët me rastin e ndarjes nga jetë të Gjergj Kaçinari, ai ka shkruar emrin e Alfred Kaçinarit, madje i kishte shtuar edhe një foto të tij.
Por, ky postim është fshirë pas disa minutash nga ana e kryeministri në largim, Ramush Haradinaj./Insajderi.com