Trump i shkruan Hotit: Do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen me Kosovën

Trump i shkruan Hotit: Do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një postimi në Facebook, ku ka bashkëngjitur një dokument, njofton Insajderi.

Hoti ka falënderuar presidentin Trump për kujdesin dhe përkushtimin e tij për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”, ka shkruar Hoti, derisa ka publikuar letrën që ka marrë nga i pari i SHBA-së, lidhur me angazhimin e tij, më datë 22 shtator të këtij viti. /Insajderi.com