Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur edhe njëherë marrëveshjen ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë të nënshkruar më 4 shtator në Uashington.
Në një tubim para zgjedhjeve të 3 nëntorit në New Hampshire, Trump, tha se “ka marrë” çmimin Nobel për marrëveshjen Kosovë-Serbi”.
Por, ai më pas theksoi se “fitimin e çmimit Nobel”, e kupton me nominimin që i është bërë atij për ta marrë këtë çmim.
“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump gjatë fjalimit.
Muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia nënshkruan një marrëveshje disa pikësh për çështje nga më të ndryshmet.
Presidenti Trump ishte i pranishëm gjatë procesit të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. /Insajderi.com
“They gave me a Nobel Prize for that, they gave me a Nobel prize for something else” — Trump falsely claims that he’s won numerous Nobel prizes (he clarified in the next breath that “when I say Nobel Prize” he meant, “nomination”) pic.twitter.com/N3ZkapzyYj
— Aaron Rupar (@atrupar) October 25, 2020