Trump njofton eliminimin e krahut të djathtë të al-Baghdadit

Trump njofton eliminimin e krahut të djathtë të al-Baghdadit

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi sot se pasardhësi numër një i kreut të grupit të Shtetit Islamik i vrarë gjatë një sulmi të forcave amerikane në fundjavë, ishte eliminuar gjithashtu.

“Sapo konfirmova se zëvendësi numër një i Abou Bakr al-Baghdadi ishte eliminuar nga trupat amerikane. Ai do të merrte me shumë siguri kryesimin e grupit. Tashmë ai ka vdekur!”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë nuk dha detaje për identitetin e këtij personi dhe as për detajet në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.

Forcat kurde kishin njoftuar vdekjen, gjatë një sulmi tjetër në veri të Sirisë, të Abou Hassan al-Mouhajir, krahu i djathtë i Abou Bakr al-Baghdadi dhe zëdhënësi i organizatës ISIS.