Trump njohjen e Kosovës nga Izraeli e quan “ditë e madhe për paqen në Lindjen e Mesme”

Trump njohjen e Kosovës nga Izraeli e quan “ditë e madhe për paqen në Lindjen e Mesme”

Presidenti i ShBA njohjen e Kosovës nga Izraeli e ka lidhur me paqen në Lindjen e Mesme, njofton Insajderi.

Trump, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se kjo është ditë e madhe për paqen në Lindje të Mesme.

Sipas Trump meqë Kosova është vend mysliman edhe vende të tjera myslimane do të bashkohen.

“Një tjetër ditë e madhe për paqen në Lindjen e Mesme. Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin raporte diplomatike. Bravo. Më shumë vende islame dhe arabe do të bashkohen shpejt”.