
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një tubimi zgjedhor të mbajtur në Karolinën Veriore, ka deklaruar se administrate e tij është duke i ndalur “vrasjet massive midis Kosovës dhe Serbisë”, njofton Insajderi.
“Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet”, ka thënë ai para një publiku të madh.
“’Ndalni vrasjet’, iu thashë. ‘Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trumpi teksa në fjalimin gati dyorësh në Karolinë Veriore ka kritikuar vazhdimisht administratat e mëparshme për mënyrën se si e kanë drejtuar politikën e jashtme.
“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.
FPjesa e xhirimit ku ai flet për Kosovën ndërkohë është shpërndarë në rrjetin social Twitter nga faqja “kos_data”. /Insajderi.com
Trump on 🇽🇰 – 🇷🇸 deal
“We are stopping MASS KILLINGS between Kosovo and Serbia. They have been killing each other for so many [years].”
“Stop Killing’, I said ‘fellas, let’s get together.”
“You know, they’ve been doing it for hundreds of years frankly under different names,” pic.twitter.com/JSpicEGroz
— kos_data (@kos_data) September 20, 2020