Ushtria Ruse është 9 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës dhe avancimin e saj e kanë të pamundur ta ndalin forcat ushtarake të Ukrainës.
Ushtarët ukrainas kanë shkatërruar edhe një urë me qëllim që të vonohet pushtimi i Kievit i cili është kryeqyteti i Ukrainës mirëpo është e kotë.
Mjetet e blinduara dhe këmbësoria ruse është duke u treguar e aftë në shpartallimin e rezistencës.
Korrospodenti i BBC-së ka njoftuar se janë duke u dëgjuar shumë të shtëna mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh.
Kurse Ministri i Punëve të Brendshme, Anton Heraschenko ka deklaruar se trupat ruse janë duke tentuar që të depërtojnë në Kiev me tankse në dy drejtimet.
Kurse burimet e inteligjencës kanë zbuluar edhe planin rusë për pushtimin total.
Pika e parë është pushtimi i aeroportit të Kievit me qëllim që të mundësohet zbarkimi i 10 mijë trupave dhe të njëjtën kohë do të sulmohen edhe pikat e tjera kufitare në atë mënyrë që ushtria ukrainase të jetë e preokupuar gjatë gjithë kohës në shumë fronte.
Pika e dytë është sabotimi i energjisë elektrike.
Pika e tretë provokimi i një ekgzodi të refugjatëve me qellim që të vështirësohet puna e ushtrisë ukrainase.
Pika e katërt është marrja e objekteve qeveritare nën kontroll duke përfshirë kabinetin dhe parlamentin dhe objektet e tjera të administratës.
Dhe plani përfundimtar është vendosja e një regjimi të ri politik i cili do të jetë pro rusë dhe ndarja e Ukrainës në dy pjesë. /Insajderi.com