Trupi i pajetë i shtetasit të huaj dërgohet për obduksion

Trupi i pajetë i shtetasit të huaj dërgohet për obduksion

Trupi i pajetë i shtetasit të huaj i cili është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, është dërguar për obuksion, njofton Insajderi.

Ai u gjet i vdekur mëngjesin e së premtes, brenda një shtëpie të pabanuar në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, ka thënë Borovci.

Ai tutje ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për rastin./Insajderi.com