Ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me shefin e sigurimit të tij gjatë kohës sa ishte kryeministër, Xhavit Ferizin, kishin shpenzuar 200 euro në minibar gjatë qëndrimit dyditor në Turqi.
Hashim Thaçi kishte shpenzuar në minibar vetëm për një ditë 122 euro.
Ndërsa Xhavit Ferizi kishe shpenzuar brenda dy ditëve qëndrim në Turqi 78 euro në total.
Natën e parë të qëndrimit në Turqi, Ferizi kishe shpenzuar me 32 euro, ndërsa natën e dytë 46 euro.
Kryeministri Thaçi përveç minibarit, nuk ia ka lënë keq as me barin e hotelit. Ai gjatë qëndrimit në Turqi kishte shpenzuar 144 euro në barin e hotelit apo ‘summit bar’.
Bekim Çollaku nuk e kishte shfrytëzuar minibarin, mirëpo në barin e hotelit kishte shpenzuar 62 euro.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri që gjatë kësaj kohe ka qenë shef kabineti i Kryeministrit Thaçi e ka konfirmuar për KALLXO.com se Xhavit Ferizi i njohur si RAKETA ka qenë shef i sigurimit të Thaçit.