
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se mbi 120 mijë kanë aplikuar me sukses për terheqjen e 10 përqind të kursimeve brenda tri orësh e gjysmë, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, nga Trusti kanë bërë të ditur se adresa e re për tërheqje e kursimeve është e sigurtë.
“Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë”.
“Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com